Me negociatat për Hazard në fazën e avancuar, fokusi i drejtuesëve Madrilen do të zhvendoset i gjithi tek Paul Pogba, që është objektivi i dytë i Real Madridit pas Eden Hazard për të përforcuar ekipin në sezonin e ardhshëm.
Manchester United dhe trajneri Solskjaer janë të vetëdijshëm për dëshirën e Pogbas për t’u larguar drejt Real Madridit por ata do të bëjnë gjithçka për t’a mbajtur në skuadër. Real Madridi nga ana tjetër është i qetë dhe shpreson që Pogba dhe Raiola do ia dalin të bindin Manchester United. Operacioni mund të kushtoje rreth 120 milion euro.
Manchester United e di ”rregullin e tregut” dhe do të mbetet i detyruar për të negociuar një lëvizje, njëjtë siç iu desht Juventus për t’u ulur dhe për të diskutuar një transferim prej 114 milion eurosh për Pogban, diçka që solli edhe Francezin në United.
Ka qenë vet lojtari që fillimisht ka kërkuar nga agjenti i tij Mino Raiola të përmirësoje marëdhëniet me Real Madridin sepse dëshira e tij është t’i bashkohet klubit Madrilen. Pogba i ka thënë Raiolas që dëshiron të jetë lojtar i Real Madridit me 1 Korrik dhe palët do të bëjnë gjithçka që është e mundur që kjo lëvizje të bëhet realitet.