Lojtari Madrilen i huazuar në Albacete Balompie, Alvaro Tejero, në një intervistë për Marcan ka thënë se nuk mendon rikthimin në Madrid pasi është i lumtur tek Albacete dhe se ka luajtur më së shumti minuta tek ekipi i tyre.
”Jam i huazuar nga Real Madridi por jam i lumtur këtu, dua të përfundoj sezonin në mënyrën më të mirë të mundëshme dhe shpresojmë se do të arrijmë objektivin tonë dhe do të jemi në gjendje të vazhdojmë këtu në sezonin e ri.’‘, tha anësori Madrilen.
Tejero është njëri nga asistuesit më të mirë në ligën e tyre përkatëse me 7 asistime të dhuruar.