Real Madridi po punon në kapitullin më të lartë për sezonin e ri,por me një sy tek largimet.
Operacioni ‘fshesa’ për largime do të zbatohet shumë këtë verë në Bernabeu dhe Zinedine Zidane tashmë i ka njoftuar se do të ketë ndryshime në ekip.
Sipas Marcas një revolucion do të ndodh në Madrid dhe realiteti është se aktualisht 13 lojtarë Madrilen e kanë të ardhmen e tyre në ajër. Më shumë se gjysma e ekipit nuk e di se kush do të jetë pjesë e ekipit për sezonin e ri.
Marcelo, Bale, Benzema, Navas, Ceballos, Mariano, Brahim Diaz, Isco, Varane, Vallejo, Luca, Valverde dhe Llorente, sipas Marcas nuk e dinë të ardhmen e tyre për sezonin e ri.
Klubi është gjithashtu shumë i vetëdijshëm për largimet e mundëshme, të detyrueshme dhe të vullnetshme.