Real Madridi tashmë ka marë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të filluar me punimet për ri-modelimin e Santiago Bernabeut pasi gjykata e kryeqytetit ka dhënë dritën e gjelbërt ndaj licensës së konstruktimit gjatë ditës së sotme.
Sipas planit dhe sipas lejes që ka marë klubi, ndërtimet e stadiumit do të fillojnë që në këtë verë ndërsa zyrtarisht pritet të kompletohen në muajin Tetor të vitit 2022. Sidoqoftë, besohet se ndërtimet do të zgjasin për më tepër se 4 apo 5 vjet.
Ri-modelimi i Santiago Bernabeut do i lejoje Real Madridit të mbaje të njëjtin numër spektatorësh – 80,243 ndërsa do të reduktohet vetëm një ulëse dhe kapaciteti i ri do të jetë 80,242 spektator.
Bernabeu i ri do të ketë një çati super-moderne, objekte shtesë brenda stadiumit si hotel, restaurant, sallë të re dhe shumë të tjera.