Ish trajneri Portugez i Real Madridit, Interit, Portos dhe Manchester United, Jose Mourinho ka dhënë një intervistë për beIN Sports të Francës në të cilën ka folur për shumë tema të ndryshme rreth karrierës së tij dhe njëra nga temat e folura nga ai ishte edhe koha e tij në Real Madrid.
”Nuk jam më i miri në statistika por mendoj se Real Madridi kishte 7 apo 8 vite pa arritur në cerekfinale të Champions League, duke rënë në fazën e grupit apo eliminimit, nuk luajtën gjysmëfinale apo cerekfinale, ishte një lloj barriere.”, thotë Mourinho për kohën kur erdhi në Madrid.
Për të përshkruar epokën e tij, The Special One vazhdoi: ”Më kujtohet kur në sezonin tim të parë, Lyoni ra kundërshtari ynë në cerekfinale dhe klubi frikësohej, nuk mund të kuptoja pse një klub duhet të ketë frikë nga Lyoni, një ekip i mirë, por ishte Olympique Lyon, por motivi i kësaj ishte trajektorja negative në vitet paraprake dhe arrita unë dhe u eliminuam në gjysmëfinale me penallti në të cilën Cristiano, Ramos dhe Kaka pavarësisht se janë gjuajtës fantastik, ata dështuan.”
”Në sezonin tonë mëtë mirë arritëm rekord prej 100 pikëve në La Liga, arritën në gjysmëfinale të Championsit, fituan 1-2 në Munich dhe humbën në penallti. Ndjenja ishte e mirë në klub dhe më pas erdhi Ancelotti i cili fituan menjëherë Championsin.”, përfundoi Mou.