Mateo Kovacic po jeton një moment të komplikuar. Nga njëra mundësia e Chelseas për të fituar vetëm Europa League dhe në anën tjetër është një sanksion i mundshëm nga UEFA, që mund t’i detyrojë Londinezët të shesin ndonjë lojtar për shkak të Fair Play Financiar.
E ardhmja e Kroatit në Chelsea varet nga CAS se cfarë do të sanksionojnë klubin Londinez. Huazimi i tij nga Madridi përfundon më 30 qershor dhe Chelsea mund të mos blejë kartonin e tij për shkak të sanksionimit të mundshëm nga UEFA.
Kovacic ka ndërmend të vazhdojë në Premier League në të cilën ndjehet rehat, i lumtur dhe i rëndësishëm tek Chelsea, por kjo nuk mund të jetë e sigurtë për të nëse UEFA vendos ndryshe.
Mateo në Madrid nuk konsiderohej startues dhe për këtë arsye vendosi të largohej nga klubi Madrilen në verën e kaluar.