Eder Militao, lojtari më i ri Madrilen iu është bashkuar kombëtares së Brazilit në mbledhjen e tyre në kampin stërvitor ku do të përgatiten për dy ndeshjet e tyre miqësore ndaj Panamas dhe Republikës Ceke.
Mbrojtësi brazilian në momentin e arritjes në kampin stërvitore të kombëtares së tij u ndalua nga gazetarët dhe u pyet për transferimin e tij në Madrid dhe me këtë rast tha edhe fjalët e para si lojtar Madrilen.
”Jam shumë i lumtur, shumë.”, ishin fjalët e para të Militaos si lojtar Madrilen për Marcan.
Militao do t’i bashkohet ekipit më 1 qershor 2019 dhe do të jetë pjesë e ekipit për 6 sezonet e ardhshme.