Raphael Varane po mendon largimin nga Real Madridi këtë merkato verore pas tetë sezoneve në kryeqytetin spanjoll. Që nga fillimi i këtij sezoni, sipas L’Equipe, Raphael Varane ka qenë i pakënaqur me Real Madridin në lidhje me dështimin e klubit për t’i dhënë atij meritat dhe vëmendje për rolin që pati në fitimin e Kupës së Botës me Francën.
Kjo mund të jetë ndër arsyejet se pse, sipas të përditshmes franceze, L’Equipe, 25 vjeçari po mendon të largohet pas tetë viteve në Bernabeu.
Ndryshe nga skuadrat tjera rivale të Los Blancos si Atletico dhe Barça që në sy të publikut para një ndeshje të caktuar nderuan lojtarët e tyre për arritjet në Rusi, Reali nuk e bëri një gjë të tillë. Madje, madrilenët preferuan që më shumë t’i jepnin vëmendje Modricit që si përfundim u mund në finale se sa vet francezit.
Por një tjetër arseyeje se pse ai po konsideron largimin këtë verë është për shkak të konkurrencës që do krijohet në vijën mbrojtëse madrilene me ardhjen e Eder Militaos nga Porto.