Shkruan: Alfredo Relaño, kryeredaktor i së përditshmes Madrilene, AS.
Tifozët e Real Madridit, kishin nevojë për një fitore të këtillë si kjo e sotmja, sidomos pas ngjarjeve të fundit të këqija që ndodhën në klub.
Zidane e filloi përiudhën e tij të dytë te Real Madridi, duke startuar me pesë lojtarë, që ishin krejtësisht të harruar nga trajneri paraprak Santiago Solari.
Dhe kjo pesëshe, tregoi një përformancë të shkëlqyer. Edhe pse i gjithë ekipi luajti mirë, për t`u vënë në konsideratë ishte sensi i optimizmit i transmetuar në gjithë klubin nga rikthimi i teknikut francez në krye të klubit.
Keylor, Marcelo, Isco, Asensio dhe Bale treguan paraqitje solide, por duke lënë hapësira për pëmirësim të mëtutjeshëm. Navas bëri një pritje shembullore kur iu rrezikua porta.
Besnikëria
Pse Zidane luajti me këta pesë lojtarë ? Do të ofrojë një seri të arsyeve për përzgjedhjen e tyre. Nuk është sekret që Navas vlerësohet shumë nga Zinedine Zidane. Madje, aq shumë sa që ky i fundit vetëm për hir të tij pati refuzuar të nënshkruajë me Kepan. Zidane i beson Navas-it, pavarësisht faktit se Courtois është i preferuar i Perez. Me vendimin e sotëm, Zizou ia bëri të qartë Florentinos që nuk deshiron ndërhyrje nga jashtë kur bëhet fjalë për përzgjedhjen e 11-shes startuese.
Strategjia
Lojtarët aktivë kanë shumë më tepër vlerë në tregun modern. Dhe Real Madridi pashmangshëm duhet të largojë disa nga lojtarët aktual për të financuar blerjet e reja. Sugjeroj që nëse Eden Hazard arrinë, atëherë epoka e Iscos në Bernabeu përfundon. Koha e Gareth Bale gjithashtu duket se ka skaduar. Shpresoj qe Asensio ta rizbulojë më të miren e tij dhe të qendrojë. E njëjta gjë vlen edhe për Marcelo, pavarësisht thashethemeve të forta që e lidhin brazilianin me një transferim në Serie A, tek Juventusi.