Zinedine Zidane ka filluar punën si trajner Madrilen gjatë ditës së djeshme ku zhvilloi stërvitjen e parë në epokën e dytë si trajner Madrilen.
Pas prezantimit të tij si trajner i ekipit, gjëja e parë që bëri Francezi ishte që e thirri kapitenin Madrilen, Sergio Ramos dhe i tregoi atij të gjitha detajet e rikthimit të tij dhe sëbashku diskutuan gjërat që e presin ekipin gjatë verës.
Zidanes i pëlqen të diskutojë problemet sëbashku me lojtarët dhe vlerëson lartë mendimin e tyre. Marrëdhëniet ndërmjet kapitenit dhe trajnerit Francez kanë qenë gjithmonë të mrekullueshme. Së pari kanë ndarë zhveshtoren si bashkëlojtarë dhe së dyti në etapën e parë të Zidane si trajner i ekipit. Gjithashtu edhe presidenit Perezi e njoftoi kapitenin për emërimin e Zidane. Ai donte që stafi të informohej nga vet klubi për lëvizjen dhe jo nga mediat.