Gjatë ditës së sotme, klubi e ka konfirmuar emrin e transferimit të parë për sezonin e ri dhe ai është Eder Miliato.
Qendërmbrojtësi Francez i cili në sezonin e kaluar ishte pjesë e Sao Paolos dhe këtë sezon është pjesë e Portos, do t’i bashkohet ekipit më 1 qershor 2019.
Militao do të nënshkruajë një kontratë 6 vjecare me ekipin dhe transferimi i tij i ka kushtuar klubit plotë 50 milionë euro, aq sa kushton klauzola e tij.
Akordin për transferimin e tij klubi e kishte arritur para korrikut pasi nëse do të lejonte që ai të rinovonte, atëherë do të duhej të paguante 75 milionë euro për të pasi vlera e tij do të rritej për 50%.