Pas prezantimit të Zinedine Zidane si trajner Madrilen, presidenti Florentino Perez mori rrugën për në ‘La Cena Pirata’, një ngjarje bamirësie vjetore e organizuar nga ish lojtari Madrilen, Esteban Granero.
Në mes pyetjeve të gazetarëve, presidenti u pyet edhe për revolucionin që pritet t’a bëjë trajneri Zidane dhe për mundësinë që ka klubi për të nënshkruar me Mbappe.
”Zidane është Francez dhe mund të bëjë dicka për Kylian Mbappe.”, ishte përgjigjia e presidentit Perez me shaka për gazetarët.
Emri i Mbappe në vitet e fundit ka qenë shumë i lidhur me një kalim tek Madrilenët dhe rikthimi i Zidane ndoshta mund t’a bëjë realitet ëndërrën e të gjithë Madridizmit