James po përjeton një javë shumë të vështirë për shkak të shumë cështjeve. E para, eliminimi i Bayernit nga Championsi. E dyta, rikthimi i Zidane në stolin e Real Madridit dhe e treta që pritet t’i mbyll përfundimisht dyert e rikthimit të tij në Madrid, është transferimi i Militaos.
Me arritjen e Militaos, klubi tashmë ka mbushur listën e lojtarëve të huaj dhe kështu rikthimi i James më nuk po konsiderohet një opsion. Sot, Vinicius, Militao dhe Rodrygo janë 3 lojtarët e huaj të përzgjedhur që të jenë pjesë e klubit për sezonin e ri.
Endërra e James për t’u rikthyer në Madrid mund të bëhet realitet vetëm nëse ai merr pasaportën Spanjolle, dicka që duket e pamundur për një cështje kohe.