Pavarësisht shkarkimit nga ekipi i parë, Real Madridi i ka ofruar Solarit qëndrimin në klub. Nuk dihet akoma pozita e ofruar por mendohet të jetë e lidhur me aspektin e organizimit – veçanërisht në atë të ekipeve zinxhir.
Ish-drejtori i ‘canteras’ së Realit, Victor Fernandez, u largua në qershor të vitit 2017 dhe në atë pozitë nuk ka akoma një zëvendësues.
Solari nga ana tjetër akoma nuk i është përgjigjur ofertës teksa po reflekton nëse dëshiron të vazhdoje në klub apoa të kërkoje një eksperience jashtë Real Madridit.
Nga ana tjetër, marëdhënia e tij me Zinedine Zidane gjithmonë ka qenë e mirë.