Zinedine Zidane është rikthyer të jetë trajner i ekipit Madrilen pas vetëm 9 muajsh pasi kërkoi dorëheqjen.
Tekniku Francez po rikthehet me qëllimin që të ‘rindërtojë’ një Real Madrid të ri që nga sezoni i ardhshëm dhe t’a dërgojë atë sërish në majat e futbollit botëror.
Zidane e kishte lënë të hapur rikthimin e tij edhe në dorëheqjen e tij më 31 maj 2018. Këto ishin fjalët e Francezit që kishin lënë të hapur rikthimin e tij në Madrid:
”Nuk është një ditë e mirë, por nuk është edhe një ditë e keqe për mua. Nuk është një lamtumirë, do të shihemi së shpejti. Do të jem gjithmonë afër këtij klubi”.