Santiago Solari analizoi fitoren e ekipit të tij ndaj Valladolid dhe falenderoi lojtarët për kompromisin e treguar në stadiumin Pucela.
Fitorja: ”Ishte një ndeshje shumë e vështirë, të gjithë kanë qenë shumë të fokusuar për të përgaditur ndeshjen. Vlerësoj sforcon dhe profesionalizmin e të gjithëve.”
Minutat e para të vështira: ”Është një lojë emocionale dhe ka qenë një javë e vështirë, kjo u reflektua edhe në minutat e para të takimit. Rivali luajti poashtu mirë dhe shpenzoi shumë energji, por lojtarët ishin në nivel. Kemi bërë gola që nuk i bënim dot në ndeshjet e kaluara.”
Kompromisi: ”Ky është një ekip i mbushur me lojtar dhe personalitete të mëdhenjë, shumica kanë qenë në nivelin e kompromisit me klubin, me bashkëlojtarët dhe me mua.”
Situata e tij: ”Punojmë gjithmonë njësoj. Është normale që të ketë trazira pas një jave si ajo që kaloi. Shpirti i ekipit është gjithmonë aty për të punuar për ndeshjen e rradhës dhe për të tentuar të marim pikë. Objektivi është të marim të gjitha pikët që mbesin në lojë. ”
Ndeshja e tij e fundit: ”Këtë vlerësim nuk duhet t’a jap unë. Jam i dedikuar në punë. Mendoj për stërvitjen e nesërme.”
Nacho, deri në vdekje me teknikun: ”Dhe unë njësoj jam deri në vdekje me ata.”
Isco dhe kërkesa për t’a ndëshkuar: ”Është një temë e brendshme. Gjithçka ka një shpjegim. Temat disiplinare trajtohen brenda ekipit. Nesër fillojmë përsëri.”
Përqafimi me të gjithë lojtarët: ”Ishte një ndeshje shumë e vështirë pas një jave shumë të rëndë. Të vish këtu, ndaj një ekipi që ka nevojë për pikë dhe që bënte atë presion.. e më pas të dalësh me kokën lartë dhe me kënaqësi.”