E përditshmja katalanase, SPORT, raporton se Florentino Perez është gati të paguajë 350 milionë euro për Neymarin, të cilit Reali do t’i ofrojë një kontratë me vlerë 45 milionë në vit.
Florentino Perez ka folur tashmë në telefon me Neymarin për t’i thënë atij se Real Madridi dëshiron të nënshkruajë me atë në verë. Dhe për t’a mundësuar këtë, presidenti madrilen është gati të ofrojë 350 milionë euro për yllin e PSG-së, gjithnjë sipas SPORT.
Braziliani aktualisht ka edhe tre vite të mbetura në kontratën e tij me klubin francez, me të cilët ai fiton 36 milionë euro në vit. SPORT raporton se Perez do t’i ofrojë atij 45 milionë euro në sezon për të marrë udhëheqjen e projektit të rikthimit të madrilenëve.