Sergio Ramos mbajti një fjalim të paplanifikuar me pjesën tjetër të skuadrës dje, me vetëm një lojtar që ‘guxoi’ t’a ndërprente: ISCO.
Isco u përfol shumë ditëve të fundit për mos hipjen në autobus për të shkuar me skuadrën në Santiago Bernabeu të mërkurën që lam pas para ndeshjes kundër Ajaxit, dhe për këtë mesfushori kërkoi falje.
Isco e pranoi se ishte gabim, ndërsa po mundohej gjithashtu të justifikonte veten duke cituar marrëdhëniet e tij jo të mira që po ka me Santiago Solarin.
Nga ana tjetër, kapiteni Ramos këmbënguli se grupi është më i rëndësishëm se problemet personale mes çdo lojtari dhe trajnerit.
Veprimi i Iscos nuk u pritë mirë nga pjesa tjetër e skuadrës, pasi krijoi tension vetëm dy orë para një loje jashtëzakonisht të rëndësishme.