Dëmtimet kanë goditur rëndë Realin këtë sezon, pasi që është Dani Carvajal lojtari i fundit që i është shtuar kësaj liste.
Mbojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal ka pësuar një dmtim të shkallës së dytë në kofshën e djathtë, mirëpo detaje të tjera më të hollsishme ende janë të paditura dhe në pritje të shqyrtimit të mëtejshëm të kësaj situate nga stafi mjekësor.
Pritet që lojtari të mungojë të paktën për një muaj në fushët e gjelbërta, që do të thotë se Santiago Solari duhet t’i besojë Alvaro Odriozolas për ndeshjet kundër Valladolidit, Celta Vigos, Huescas dhe Eibarit.
Ndeshja e Real Madridit kundër Leganesit më 14 prill supozohet të jetë ndeshja kur ai mund të kthehet.