Sipas të përditshmes italiane, La Stampa, Marcelo ka arritur një marrëveshje me Juventusin për t’u bashkuar me Cristiano Ronaldon në Torino gjatë merkatos së ardhshme verore.
Thuhet se Marcelo ka rënë dakord që të bashkohet me Juventusin në këtë verë në një marrëveshje katër vjeçare që do t’a bashkonte atë me mikun e tij të vjetër, Cristiano Ronaldon, pas zhgënjimit që po kalon te Los Blancos.
Braziliani e ka humbur vendin e tij startues nga lojtari i akademisë, Sergio Reguilon dhe poashtu ka munguar në listën e të ftuarve nga kombëtarja braziliane për miqësoret që do zhvillojnë gjatë këtij muaji, me teknikun Tite që siç duket nuk është impresionuar me të, duke pasur parasysh mungesën e minutazhit që ka pasur së fundmi në Bernabeu.
Dhe me sezonin e madrilenëve që po shkon keq e më keq, Marcelo me sa duket ka vendosur të bëj lëvizjen në Juventus dhe ka rënë dakord që të nënshkruajë një kontratë katër vjeçare ku do të përfitojë 12 milionë euro në sezon, gjithnjë sipas të përditshmes italiane, La Stampa.