Teksa spekulimet vazhdojnë për të ardhmen e Mauro Icardit, gruaja, njëherit edhe agjentja e tij, Wanda Nara thotë se nuk është e vërtetë se Real Madridi nuk dëshiron të negociojë me të.
Wanda Nara ka mohuar lajmet se Real Madridi nuk ka bërë ofertë për Mauro Icardin, sepse klubi madrilen është larguar nga negociatat për shkak të sjelljes së saj.
E ardhmja e Icardit në Inter është duke u dukur gjithnjë e më e zymtë, me sulmuesin që është lënë jashtë në pesë ndeshjet e fundit të klubit dhe pasi i’u hoq shiriti i kapitenit.
Sulmuesi argjentinas ka postuar një shkrim të gjatë në Instagram këtë javë, në të cilën ai akuzoi vendimmarrësit e Interit për mungesë respekti, edhe pse ai theksoi dashurinë e tij për klubin dhe pretendoi se ai ka hedhur poshtë disa oferta të rëndësishme në të kaluarën.
Pavarësisht nga dashuria e tij për Nerazzurrët, duket se klubi do ta shesë sulmuesin në merkaton e ardhshme verore, pasi nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë një marrëveshje mbi një kontratë të re me të.
Reali ka qenë prej kohësh i lidhur me një ofertë për 26 vjeçarin, por sipas Marcas, ata ndërprenë negociatat pasi nuk donin të merreshin me agjenten e tij, Wanda Nara.
Megjithatë, kur e njejta gazetë spanjolle e pyeti për atë lajm, Nara tha: “Se Mauro nuk ka shkuar në Madrid për shkak meje, siç është thënë në Spanjë, është lajm i rremë dhe ne kemi shumë respekt për Real Madridin.”
Atij i kanë mbetur edhe dy vjetë e gjysmë në kontratën që u nënshkrua në tetor të vitit 2016, që thuhet poashtu se pëmrban një klauzolë lirimi prej 110 milionë euro.