Vinicius Junior tani është lojtari më i vlefshëm i brezit të vitit 2000 dhe lojtari i katërt më i vlefshëm në Real Madrid, sipas Transfermarkt.com.
Vinicius po bën performanca të mëdha që prej kur është bërë një startues i padiskutueshëm nën urdhërat e Solarit.
Duke impresionuar në paraqitjet e tij në La Liga, kundër Ajaxit në Champions League dhe të dyja ndeshjet e gjysmëfinaleve në Kupën e Mbretit kundër Barcelonës, këtë javë trajneri i Brazilit Tite i dha atij ftesën e parë për kombëtaren braziliane për miqësoret kundër Panamasë dhe Republikës Çeke në muajin mars.
Ndërsa ai gjithnjë e më shumë po e rritë rolin e tij në Bernabeu, poashtu ka vlerën e tij të madhe në merkato. Në vlerësimin më të fundit nga uebsajti Transfermartk.com, që vlerësohet për çmimet e lojtarëve, Vinicius tani vlerësohet prej 70 milionë euro, dyfishi i vlerës së tij prej 35 milionë eurosh kur arriti në Madrid nga Flamengo verën e kaluar.
Kjo e bën atë lojtarin më të vlefshëm të brezit të vitit 2000 dhe lojtarin e katërt më të vlefshëm në Real Madrid pas Gareth Bale, Raphael Varane, Marco Asensio dhe Toni Kroos.
18 vjeçari është gjithashtu lojtari me vlerën e katërt më të madhe te kombëtarja braziliane, pas Firminos, Coutinhos dhe Neymarit. Në përgjithësi, ai është lojtari i 35-të më i vlefshëm në botë sipas Transfermarkt, i cili e rendit Kylian Mbappe në numrin një me një vlerë prej 200 milionë euro.