Vinicius Junior ka marrë ftesën nga kombëtarja e Brazilit për herë të parë dhe trajneri i Brazilit, Tite, ka dal në konferencë për media ku ka arsyetuar me 3 arsye se pse e ka ftuar supertalentin Madrilen të jetë pjesë e kombëtares së tij.
Kërkesa teknike dhe mendore, luajtja e pothuajse 30 ndeshjeve si 18 vjecar dhe niveli i madh në performancat e tij, janë 3 arsyet që Tite thotë se e kanë bindur atë t’a ftojë Vinin në kombëtaren e tij.
Rikujtojmë që Brazilit do të luajë dy miqësore këtë muaj, ndaj Panamas dhe Republikës Ceke.