UEFA ka vendosur të sanksionojë Sergio Ramos me dy ndeshje moslojë për shkak se ai mori kartonin e verdhë ndaj Ajaxit me qëllim që të jetë i pastër në raundin cerekfinal të Champions League.
Kapiteni Madrilen do të mungojë në ndeshjen kthyese ndaj Ajax në Bernabeu dhe në ndeshjen e parë cerekfinale të Championsit, pasi kamerat e ndeshjes kishin kapur momentin kur Ramos i drejtohej pankinës me gishtat e tij që të ndëshkohet qëllimisht me karton të verdhë në ndeshjen e parë ndaj Ajaxit në Amsterdam.