El Clasico e dytë e këtij sezoni në La Liga e cila do të luhet të shtunën me fillim në ora 20:45 në Bernabeu, do të gjykohej nga gjyqtari Hernandez Hernandez por gjatë ditës së sotme është marrë vendim që të ndryshohet gjyqtari pasi Hernandez ka pësuar një dëmtim në fundjavë dhe nuk do të mund të ndajë drejtësinë në El Clasicon e së shtunës.
Vendin e tij do ta mbulojë gjyqtari Undiano Mallenco i cili do të pensionohet në fund të këtij sezoni dhe kështu që kjo do të jetë El Clasico e fundit që do të ndajë drejtësinë ai.