Gjatë ditës së sotme, Vinicius Junior ka marrë ftesën për herë të parë nga kombëtarja e Brazilit dhe pas kësaj dite historike për supertalentin Madrilen, nuk kanë munguar mesazhet e shumta drejt tij.
Menjëherë ka ardhur edhe mesazhi emocional i Vinit në rrjetet sociale pas kësaj ftese. Ky ishte mesazhi i tij:
Një ditë që do t’a mbaj mend përgjithmonë. Pothuajse dy vite me futboll profesional dhe 100 ndeshje me vetëm 18 vjet. Sot, unë jam ftuar që të luaj për kombëtaren Braziliane, ku do të përfaqesojë vendim tim për herë të parë. Më shumë se i lumtur, jam i befasuar.
Gjithcka ka ndodhur me shpejtësi në jetën time dhe falënderoj të gjithë ata që më ndihmuan disi të arrij këtu aq i ri. Lavdi Zotit për gjithcka. Dhe një falënderim të vecantë për familjen time që gjithmonë më jep mbështetje për të menduar vetëm të të luajturit futboll dhe të jem i lumtur. Faleminderit me gjithë zemër për të gjitha mesazhet. Endërra vazhdon..