Pavarësisht vështirësive që kishte për të gjetur minutazh nën urdhërat e ish-trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane, James Rodriguez insiston se kurrë nuk ka pasur ndonjë problem me trajnerin francez.
Mungesa e minutazhit nën urdhërat e Valverdes, përfundimisht çoi në largimin e Jamesit nga Reali duke rezultuar në bashkimin me Bayern Munichun.
Në një intervistë për revistën Bocas, James kujtoi ish-trajnerat që ka pasur përgjatë karrierës së tij futbollistike.
“Nuk kisha asnjë problem me Zidanen dhe ai është një djal i mirë,” tha kolumbiani në lidhje me trajnerin francez.
“Trajnerët më të rëndësishëm për mua ishin Julio Cesar Falconi, Carlo Ancelotti dhe Jose Pokerman,” u deklarua ai në lidhje me trajnerët më të rëndësishëm që e kanë përcjellur gjatë karrierës.