El Clasico e kësaj të shtune në La Liga tashmë e di gjyqtarin kryesor. Ai do të jetë Hernandez Hernandez ndërsa Mateu Lahoz do të jetë në dhomën e VAR.
Ky gjyqtar ka shkaktuar polemika të shumta me lojtarët Madrilenët cdo herë që ka gjykuar drejtësinë në El Clasico. Rasti i fundit që mori shumë vëmendje nga lojtarët dhe mediat pas ndeshjes ishte faulli i Luis Suarez ndaj Raphaël Varane në sezonin e kaluar në një aksion ku Blaugranët dolën në epërsi.
Madje gjyqtari anësor i kishte lajmëruar se ishte faull por ai nuk e kishte ndalur. Kjo bëri bujë të madhe pas El Clasicos së sezonit të kaluar.