Santiago Solari vlerësoi humbjen e ekipit të tij ndaj Gironas në Santiago Bernabeu, ndeshjen e Marcelos dhe formacionin që hodhi në fushë.
Vlerësimi: ”Është një mëkat, na ikën tre pikë dhe rivalët direkt fituan. Një mëkat sepse vinim nga një ecuri të mirë, duke fituar pikë. Tani jemi tre pikë më larg se dje.”
Ndeshja: ”Futbolli është kështu dhe gjithmonë ka një rival, në rastin e sotshëm ishte Girona që luajti mirë. Nuk shkonin për ndeshjen në pjesën e parë, ku patëm shanset tona për të bërë më shumë gola dhe në pjesën e dytë dolëm me më tepër energji dhe ishin të saktë kur sulmonin. Neve na mungoi qartësia.”
Lodhja: ”Lodhja nuk është vetëm fizike por edhe mendore, është koncentrimi.. Vinim nga një ecuri e rëndësishme ku luajtëm shumë ndeshje dhe nxorëm rezultate të mira dhe mbase kjo na ka shkaktuar një frakturë në nivelin e energjisë në pjesën e dytë.”
Kartoni i kuq i Ramos: ”Vendimet e arbitrit.”
Marcelo: ”Mirë, besoj se ka qenë mirë.”
Do e ndryshonte formacionin?: ”Këto pyetje janë të pamundura. Të flasësh për hipoteza nuk është një punë që duam t’a bëjmë. Me rezultatin e tillë gjithmonë mund të ndodhë diçka ndryshe, poashtu edhe kur fiton.”
La Liga e humbur?: ”Absolutisht për asgjë. Javën që vjen kemi tjetër ndeshje, rivalët tanë poashtu. Të gjithë ndeshjet janë të vështira ashtu siç na dëshmoi edhe sot Girona. Ne duhet të vazhdojmë të fitojmë për të tentuar të shkurtojmë diferencat.”