Julen Lopetegui ka dhënë një intervistë për mediat në Spanjë ku ka folur për kohën e kaluar në Real Madrid, sfidat me të cilat u përball dhe arsyet e mos-suksesit të tij.
”Nuk do të flas asnjëherë keq për Real Madridin. Të menaxhosh këtë klub është një eksperiencë fantastike për çdo trajner. Shpresoja të kisha më tepër kohë por më duhet të shoh të ardhmen.”
”Kam respektin maksimal për trajnerin e ri Santiago Solari dhe stafin e ri teknik. Dhe për lojtarët, i dua ata. Kishin një qëndrim fantastik ndaj meje.”
”Kishim një start të mirë, skuadra po luante futboll të mirë por më pas kishim 3 javë shumë të këqija. Shpreson të kesh kohë për të gjetur një zgjidhje sepse këta gjëra mund të të çekuilibrojnë sezonin. Ishim të sigurtë që kjo periudhë do të vinte. Nuk kisha kohë, ky është shpjegimi më i mirë që mund të jap.”