Santiago Solari u shfaq përpara mediave në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Ajax. Tekniku analizoi aktualitetet e ekipit dhe vlerësoi përballjen ndaj Holandezëve të Ajax si shumë të rëndësishme.
Sergio Ramos: ”Ka një karakter të jashtëzakonshëm, është ekstremisht kompetitiv, për këtë arsye ka luajtur kaq shumë ndeshje. Ky Madrid historik veçohet me karakterin e tij. Shpresoj që të mund t’a shijojmë edhe për shumë ndeshje.”
Marcelo apo Reguilon? ”Nuk mundem t’ju përgjigjem akoma. Na mbete dhe një stërvitje dhe nesër do të shohim.”
Marcelo: ”Marcelo është i madh. Është kapiteni ynë i dytë dhe një emblemë e klubit. Po stërvitet shumë mirë, njëjtë si të tjerët.”
Elozhet: ”Ky profesion i tillë është. Një ndeshje kështu, tjetrën mer kritika.. Ajo që na mbetet neve është të garojmë. Nesër është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe aty e kemi fokusin. Jemi shumë pak të varur nga elozhet e personave që janë jashtë dhe është mirë kështu.”
Amsterdam: ”Kam kujtime të mëdha në këtë stadium. Shpresoj që nesër të kemi vazhdimësinë e njëjtë. Përballemi me respektin maksimal.”
Reguilon dhe Vinicius: ”Të gjithë lojtarët e kësaj skuadre, jam i bindur që, janë të përgaditur për të luajtur çdo ndeshje.”
Këshillë Ajaxit: ”Nuk besoj që janë duke kaluar një periudhë të keqe. Nuk jam dakord. Po bëjnë një sezon shumë të mirë. Përballen mirë, kanë një dinamikë dhe lojtar fantastik. Por ky është futbolli, gjithmonë ka një rival dhe duhet t’a respektosh, teksa flasim për rivalët e Ajax, që poashtu kanë meritat e tyre.”
Pintus: ”Si përgaditësit fizik ashtu edhe stafi mjeksor dhe përgatitësit tjerë të skuadrës ndihmojnë shumë dhe bëjnë më të mirën e tyre për lojtarët, janë zemra e projektit. Të gjithë kanë meritat e tyre, por më e madhja është e lojtarëve.”
Tripleta?: ”Aspiroj që nesër të bëjmë një ndeshje po aq serioze sa tre ditë më parë. Dhe ky është aspirimi i lojtarëve. Kjo është ajo që shohim dhe ajo për të cilën garojmë.”
Guardiola: ”Nuk kam asgjë për të shtuar.”
E ardhmja e Marcelos: ”Marcelo është i madh, e duam të gjithë dhe ai punon çdo ditë dhe në çdo stërvitje me lumturi dhe gëzim.”