Në paraditen e sotme, UEFA konfirmoi se polaku Szymon Marciniak do të jetë gjyqtar kryesor i ndeshjes Ajax vs Real Madrid në stadiumin Johan Cruyff Arena në Amsterdam të mërkurën por në pasdite gjithcka ka ndryshuar.
UEFA ka vendosur që Marciniak të jetë në dhomën VAR dhe që vendin e tij si gjyqtar kryesor i ndeshjes të jetë slloveni Damir Skomina.
Skomina ka ndarë drejtësinë në 8 ndeshje për ekipin në Champions League dhe ekipi ka arritur 6 fitore dhe 2 humbje. Ai gjithashtu ishte gjyqtar në ndeshjen e vitit 2015 ndërmjet Realit dhe Ajaxit në Bernabeu që përfundoi me fitoren e Madrilenëve me rezultat 2-0.