Kapiteni i dytë i skuadrës, Marcelo, ka dhënë sot një intervistë për të përditshmen sportive Interativo ku ka folur për shumë tema, mes tjerash për lidhjen e tij me Zidane, dialoget me Balen, reagimin e tij nëse Real Madridi i hap dyert, etj..
”Në mbipeshë dhe jashtë forme? Nuk është një lajm, është një gënjeshtër.. është diçka që e shpikin për t’i bërë të duken keq sportistët. Është e pamundur që një lojtar të luaje me 6 kile me tepër, e pamundur. Ndërsa sa i përket kritikave, asnjëherë nuk kam patur probleme. Këtë e bëjnë atëherë kur skanë ku të kapen.”
”Kam 12 vite këtu dhe nuk kam patur asnjëherë probleme me kritikët. Unë e di kur jam mirë dhe kur jam keq. E di më mirë se shumë njerëz. Kritikat nuk më afektojnë, mund të thonë çfarë të duan, të shpikin çfarë të duan, të publikojnë gënjshtera, por nuk më bën aspak.”
”Ndjehem mirë, jam i lumtur, luaj me besim tek vetja. Kam kaluar një periudhë të vështirë. Kur je pa besim gjërat nuk dalin ashtu siç dëshiron, por vazhdon të punosh me lumturi, me gëzim, i ndihmuar edhe nga bashkëlojtarët dhe tani ndjehem krejtësisht ndryshe. Fizikisht jam mirë, jam shumë fort, kam nevojë për të luajtur që të rikthej besimin që kisha, për të patur një nivel të mirë. Jam pak poshtë nivelit tim normal. Karriera ime gjithmonë ka qenë kështu. Tentoj të mbaj një linjë por është e pamundur. Kam patur 3 dëmtime për 2 muaj.”
”Jemi gjallë në të gjitha kompeticionet. La Liga është pak e komplikuar por tani vijnë ndeshjet vendimtare. Në Champions League tashmë kemi filluar fazën e dytë ndërsa në Copa Del Rey luajmë një gjysmëfinale të hapur.”
”Largimi i Cristianos? Dreqin, ishim duke u stërvitur për finalen dhe më tha: po largohem! Kishim një lidhje shumë të mirë me Cristianon, me familjen e tij, me të dashurën.. Luajta 9 vite bashkë me të. ËShtë normale të trishtohesh dhe të ndjehesh pak i vetmuar. Kisha Kikon këtu por edhe ai iku. Tani kam Balen por ai nuk flet, atëherë kur e bën flet në gjuhën Angleze. Flasim me gjeste dhe i them: hi, hello dhe good wine (qeshet).”
”Largimi i Zidane dhe marëdhënia me të? Ishte e çuditshme. Ishte një komunikim që nuk e prisnim, për mua ishte një shok i vërtetë. Kishim një marëdhënie të shkëlqyer, flisnim çdo ditë, interesohej për mua, më mbronte, më pyeste nëse jam mirë.. Zizou për mua ishte shumë i madh, një profesionist, jo vetëm për titujt, më mbrojti shumë këtu brenda dhe bëja gjithçka për të, vrapoja, luftoja, luaja i dëmtuar. Praktikisht, jepja jetën për Zidane.”
”Marcelo drejt Juves? ”Kam parë që po bëjnë montazhe me bluzën e Juventus dhe është një ekip spektakolar, por unë jam i Real Madridit.”
Ajax: ”Real Madridi është gjithmonë favorit. Është si kombëtarja e Brazilit, gjithmonë favorit.”
Vinicius Junior: ”Nuk ndalon së shkëlqyeri. Nuk flas gjithë ndeshjen me të por flas shumë jashtë. Tentoj t’a ndihmoj me aq sa mundem. Është shumë inteligjent, ka 18 vjeç dhe ka ditur të bëje liderin me gjithë këtë presion. Tani e vlerësojnë shumë dhe ai duhet të jetë i qetë dhe besoj se do bëje mirë sepse i tillë është. Ai duhet t’a dijë që do të fitoje shumë dhe do të humbase shumë herë.”