Në ditën e Mbretërve, Reali preki fundin. Që nga 6 janari kur Real Sociedadi sulmoi Bernabeun (fitore 0-2), Solari ishte 10 pikë prapa Barcelonës, i 5’ti në tabelë, dhe me një lojë totalisht të pakuptmitë. Ekipi arriti të barazojë ndaj Villarealit duke dëgjuar trajnerin se nuk duhet të nënvlerësojnë barazimet.
Një muaj më vonë Real Madridi ka rilindur emocionalisht në La Liga, duke pritur që Barca të gabojë dhe t’i afrohet atyre sa më shumë në pikë, morën një barazim në Camp Nou në gjysmëfinale të Copas dhe tashmë numëron orët për të luajtur ndaj Ajaxit në Champions League.
Nëse shohim rezultatet, Los Blancos kanë arritur 8 fitore, 1 barazim dhe një humbje ‘pa efekt’ në Copa del Rey ndaj Leganes. Nëse i krahasojmë formacionet, ka ndryshuar vetëm një lojtar nga humbja ndaj Real Sociedadit dhe fitorja ndaj Atleticos. Reguilon për Marcelon. Braziliani nuk u shfaq përsëri në formacionin e ekipit në La Liga.
Reguilon është bërë lajmi më i mirë i viit dhe hyrja e tij ka përkuar me një përmirësim të lojtarëve si Ramos, Varane dhe Casemiro të cilët janë në formën më të mirë të sezonit dhe kanë kontribuar në qëndrueshmëri në ekip. Gjithashtu Modric dhe Kroos janë dy motorët e anijes. Dhe skemi cfarë të themi për Benzeman.
Reali ka fituar në besim, si dhe në lojë. Kur rezultatet e shoqërojnë, ekipi është plotësisht tjetër. Me vendimet e tij të diskutuara apo jo, të drejtë apo jo, por vendime të pathyeshme, Solari ka treguar se është i duhuri për ekipin. Nëse Reguilon po luan është për shkak të tij. Nëse Llorente luajti në Camp Nou është sepse Solari besonte tek ai. Dhe nëse Vinicius është bëri shpresa kryesore e klubit, kjo është sepse ai ka një trajner që starton me të në ndeshjet ndaj Barcelonës apo Atleticos pa e shikuar ID e tij dhe duke e lënë në stol një lojtar si Bale.
Këto ndeshje dhe fakti që infermeria është zbrazur kanë lejuar që Solari të modelojë formacionin e tij ideal. Madje me besimin e tij më të madh. Për Amsterdamin, me Bale që konkurron pas golit në derbi, tekniku duhet të zgjedh përsëri që të marr vendime. Muaji i fundit quhet dhe ishte muaji i Solarit dhe Real Madridit.