Atletico Madrid dje u mposht me rezultat 1-3 në stadiumin e tyre Wanda Metropolitano nga Real Madridi, rivali kryesor i qytetit.
Pas ndeshjes drejtuesit e klubit të Atleticos kanë postuar 3 fotografi në rrjetet sociale rreth derbit Madrilen, duke bërë kështu ankesë zyrtare për vendimet e gjyqtarëve në derbin e djeshëm.
Penalltia e fituar nga Vinicius, goli i anuluar i Moratas dhe ndërhyrja ndaj Moratas nga mbrojtësit Madrilen, sipas tyre janë 3 rastet në të cilët gjyqtari i ndeshjes së djeshme ka bërë gabime.