Nelson Semedo ka folur për media pas barazimit të mbrëmshëm ndaj Realit dhe mos startimin e Leo Messit nga fillimi në El Clasicon e parë të këtij viti.
Mbrojtësi Portugez tha se e kujton shumë mirë se si në El Clasicon e La Ligas më 28 tetor e mposhtën Madridin me rezultat 5-1 pa argjentinasin në formacion.
”Më kujtohet ndeshja e fundit ndaj Madridit të cilën e fituam 5-1, madje pa prezencën e Leo Messit. Duhet të dijmë se si të luajmë edhe pa të edhe pse është më lehtë të luash me të.”, ishin fjalët e Semedos.
Sa i përket golit të Madridit, ai shtoi: ”Madridi filloi mirë ndeshjen dhe shënoi golin herët por ne më vonë morëm besimin.”