Marcos Llorente pritet të startoje sonte në El Clasico për një mision shumë konkret. Të mundohet ta ndalojë Messin nëse argjentinasi starton pasi është pjesë e ekipit për ndeshjen e sontme. Mesfushori Madrilen luajti ndaj Gironas, në të cilën shënoi dhe nuk luajti ndaj Alaves me qëllim që të jetë sa më i gatshëm për ndeshjen e sontme dhe askush nuk e përjashton që ai sonte të luaj El Clasicon e parë.
Për shkak të formës së tij fizike, shpejtësisë së këmbëve, forcës së tij dhe bollëkut të tij, Llorente është kandidat për t’u paraqitur në Camp Nou si një mburojë anti-Messi. Në fakt, Llorente njeh vetëm fitoren në Camp Nou, në paraqitjen e tij të vetme me fanellën e Alaves. Sonte pritet të jetë ndeshja e dytë në stadiumin Blaugran. Të parën e fitoi 1-2.
Solari është më shumë se i kënaqur me performancën e Llorentes, të cilin e vlerëson deri nëatë pikë saqë Madridi ka gjetur një lojtar konkurrues me Casemiron për vendin e titullarit. Paraqitjet e tij të mira që filluan ndaj Romas dhe vazhduan deri në finalen e Kupës së botës për Klube ku u zgjodh MVP i finales u frenuan paksa kur ai pësoi një dëmtim muskular më 31 dhjetor. Por, el Pollo, sic e thërrasin në zhveshtore është kthyer ashtu sic ishte, dhe është i gatshëm të luaj El Clasicon e tij të parë.