Shorti i gjysmëfinaleve të Copa del Rey solli që njëra gjysmëfinale të jetë El Clasico mes Real Madridit dhe Barcelonës.
Më 6 shkurt dhe 27 shkurt do të luhen dy El Clasicot gjysmëfinale dhe gjatë ditës së sotme ishte trajneri i Barcelonës, Valverde, ai që analizoi shortin.
”Madridi vjen mirë, me besim dhe duke marrë rezultate të mira. Do të jetë një eliminatore e madhe. Do të luajmë me Madridin më të mirë të këtij sezoni pasi janë në formë të lartë.’‘, ishin fjalët e teknikut Blaugran rreth shortit të gjysmfinales së Copas.