Formula e suksesit në Real Madrid është shkruar që nga agimi i historisë së saj. ‘Veteranët dhe të rinjtë, gjithmonë shikojnë lavditë tuaja me respekt dhe emocion’. Kjo është formula e suksesit të Santiago Solarit në Madridin e ri. Trajneri argjentinas zgjoi ekipin nga një gjumë i thellë që kërcënonte se mund të zgjasë gjithë sezonin.
Veteranët dhe fillestarët që shikojnë stemën me respektin më të madh. Veteranët me përvojë, me shumë luftëra në shpinë dhe të vendosur: të tjerët, fillestarët që mësojnë shpejt dhe i kuhstojnë vëmendjen atyre më të mëdhenjëve që të bëhen si ata. Ramos (32 vjec), Modric (33 vjec), dhe Benzema (31 vjec), kanë medalje të vendosura mirë. Dhe ato peshojnë. Këta 3 lojtarë janë shtyllat në të cilat bazohet Madridi i ri sepse ekipi i Solarit ka rilindur në kohën e fundit. Reguilon (22 vjec) dhe Vinicius (18 vjec) gjithashtu kanë dalë prej zjarrit dhe topi nuk i djeg më ata.
Gjithmonë ka qenë e tillë në Real. Veteranët dhe fillestarët, përzierja perfekte, koktej fitues. Solari ka fituar 3 ndeshjet e fundit me performanca të shkëlqyeshme nga lojtarët. Në Madridin e ri, shpina është e formuar mirë. Nga Ramos në mbrojtje, Modric në mesfushë dhe Benzema në sulm. Dhe të pangopshmit në krahun e majtë me Reguilon dhe Vinicius Junior.
Dëgjohet muzika e Championsit në sfond (vetëm edhe 2 javë deri në ndeshjen ndaj Ajax) dhe kapiteni Ramos po prezanton armët. I pranishëm në të dy zonat, golashënuesi i tretë më i mirë i ekipit, pas Benzemas dhe Bale, të cilët janë ata që duhet të shënojnë gola.’
Nëse Madridi është kthyer, ndër të tjera është sepse Modric është kthyer. Nëse Luka luan, Reali luan. Kroati arrin më shumë në zonë për t’u afrar më shumë me Benzema i cili është atje dhe në të gjitha anët. Nuk mbahet mend një version më i mirë i Benzemas, 9, 10, dhe gjithcka që dëshiron. Të flasësh për performancën e tij ndaj Espanyolit duhet të jetë gjatë.
Ndërkohë, të rinjtë respektojnë dhe ndjekin urdhërat e Solarit. Duke përfituar nga forma shumë e ulët e Marcelos, Reguilon ka fituar vendin e titullarit në krahun e majtë. Dhe funksion. Ta lësh atë ndaj Ajaxit është të jesh i sigurtë. Në atë anë, vetëm se në fazën e sulmit është Vinicius i cili gjeneron dhe fiton duele, është 18 vjec, por tashmë është buzëqeshja e Madridit që po vjen dhe që është. Një ekip qënuk duhet përjashtu asnjëherë nga lufta e titujve. Dhe aq më pak kur vijnë ndeshjen e Europës që janë me respekt dhe emocion për klubin Madrilen.