Mbrëmë ekipi organizoi një darkë sëbashku në një restaurant të Madridit dhe treguan edhe njëherë se janë të bashkuar për pjesën e mbetur të sezonit, e cila është kryesore për fatin e ekipit në luftën për ndonjë titull.
3 lojtarët që munguan në këtë darkë sekrete të ekipit ishin Gareth Bale, Toni Kroos dhe Keylor Navas, të cilët për arsye personale nuk kanë mundur t’i bashkohen bashkëlojtarëve tjerë në këtë organizim.
Nuk munguan as fotografitë e ekipit në restaurantin BiBo në Madrid, të cilët më pas u publikuan në rrjetet sociale nga lojtarët Madrilen.