Sergio Ramos nuk do të luajë të enjten ndaj Gironas në ndeshjen kthyese të cerekfinales së Copa del Rey, por ai do të kthehet ndaj Alavesit të dielën më 3 shkurt.
Kapiteni Madrilen u detyrua të largohej në pjesën e dytë të ndeshjes së mbrëmshme ndaj Espanyolit pasi mori një goditje në gjurin e këmbës së majtë nga një lojtar i vendasëve
Ideja është që ai të luajë ndaj Alaves të dielën në La Liga me partner Nachon, pasi Varane është i suspenduar dhe të jetë plotësisht i gatshëm për derbin Madrilen më 9 shkurt.