Karim Benzema po rikthehet dhe kjo eshte nje shenje e mire per Real Madridin. Francezi po duket krejtesisht tjeter ne kete sezon. Mbreme ndaj Espanyolit deshmoi edhe njehere se eshte leshuar dhe deshiron te veprojë si një udhëheqës i ekipit. Me lojën e tij efektive, lidhjen e mesfushorëve me sulmues, ai po shkëlqen në pjesën e dytë të sezonit.
Pa Cristianon, më protagonist
Bale pritej që ta mbulojë hapësirën e Cristianos por në fund ishte Benzema ai që po e bën këtë. Kur ishte BBC, uellsiani ishte partner më i mirë i Portugezit. Benzema tani ka shënuar 15 gola dhe në këtë kohë në vitin e kaluar kishte vetëm 5 gola. Tani ai aktualisht është golashënuesi më i mirë i ekipit.
Një partneritet i ri me Vinicius
Stili i Viniciusit i përshtatet në mënyrë të përkryer. Francezi gjithmonë kërkon pasime një për një, dicka që cdo herë e bënte me Cristianon, braziliani tani po gjeneron më shumë topa për Benzeman, dhe të dy po e lexojnë njëri tjetrin. Gjithashtu Benzema po përfiton edhe nga kontributi i Lucas Vazquez.
I pjekur si një ‘9’
Ai tha në fillim të sezonit (duhet të qëndrojë më shumë në zonë) dhe po e bën këtë. Kundër Espanyolit goditi 4 herë, njejtë sa Vazquez dy dhe Vinicius dhe Bale nga një goditje. 4 ditë më parë në Copa del Rey ndaj Gironas bëri 7 goditje, më shumë se në cdo ndeshje këtë sezon. 15 golat e tij e dëshmojnë se ai është një golashënues tipik këtë sezon.
Përfshihet në maksimum
Ndjenjat që ai i transmeton se beson në rolin e tij udhëheqës kanë bërë që ai të përfshihet në maksimum në lojën e ekipit. Ai ka rritur gjithcka nga viti i kaluar. Driblon më shumë, nuk pret topi që të arrijë tek ai, dhuron më shumë pasime. Ndaj Gironas dhuroi 43 pasime të sakta ndërsa ndaj Espanyol theu rekordin e vitit 2009, pasi dhuroi 54 pasime të sakta.
Fizikisht në gjendje të lartë
Benzema nuk ka ulje dhe ngritje në fizikun e tij këtë sezon. Në sezonin e kaluar humbi 5 kg dhe këtë sezon nuk ka pësuar asnjë dëmtim muskular, dicka që dëshmonë se ai është në gjendje fizikisht të lartë. Benzema është një nga eksponentët më të mirë se trajneri i fitnesit, Antonio Pintus, e ka rikthyer gjendjen fizike të ekipit në mënyrën më të mirë të mundëshme.