Fitorja e Realit ndaj Sevillas, një javë më parë, la një buzëqeshje të madhe mes lojtarëve Madrilen dhe një frazë: ”Kjo është një pikë kthese”. Dhe megjithëse që kanë kaluar vetëm 8 ditë, ndjenjat në zhveshtore është se ishte kështu, se fitorja ndaj Sevillas është një pikë kthese për lojtarët.
Më 7 janar, një ditë pas humbjes ndaj Real Sociedadit, lojtarët Madrilen u mbledhën në zhveshtore me urdhër të kapitenit Sergio Ramos i cili kërkoi nga bashkëlojtarët që cdo ndeshje të konsiderohet si finale dhe me intensitetin maksimal sic e thoshte edhe Santiago Solari në cdo konferencë për shtyp. Kjo ishte ndaj Sevillas dhe ndaj Gironas dhe trajneri pret që ajo të përsëritet edhe sot. ‘‘Duhet të luajmë me intensitetin e ndeshjeve të fundit, baza e cdo projekti është zemra e lojtarit.”, janë fjalët e Solarit para ndeshjes së sontme.
Lojtarët Madrilen kanë harruar edhe klasifikimin e La Ligas, renditjen e Atleticos dhe Barcelonas vetëm që të përqendrohen në ditët e sotme. Formula e zhveshtores është të përpiqen që të fitojnë cdo ndeshje dhe të ngriten në tabelë.