Santiago Solari ka përshëndetur me fjalë të mira ngritjen e shpejtë të Vinicius Junior pasi braziliani shfaqi një tjetër ndeshje briliante mbrëmë ndaj Gironas. Vinicius mori pjesë në 3 golat e ekipit të cilët u rikthyen nga disavantazhi për të fituar ndeshjen e parë cerekfinale të Copa del Rey.
Pas ndeshjes, trajneri Solari kishte vetëm fjalë të mira për Brazilianin të cilin e ngriti në qiellin e 7’të:
”Ai ka pasur një rritje të madhe. Ai tregoi gjërat para se të vinte këtu, më vonë në Castilla dhe tani po i tregon në ekipin e parë me vazhdimësi. Ai ka shumë për t’u rritur. Ai sjell shumë freski dhe guxim. Vini ka mbështetjen e lojtarëve të pjekur të cilët janë gjithmonë baza e cdo projekti serioz sportiv. Ai është shumë i ri, por ka një zhvillim fantastik dhe surprizue. Duhet të kemi kujdes me të dhe jemi këtu të gjithë për t’a ndihmuar, jo vetëm në ditët e ndeshjeve por edhe në jetën e përditshme, në zhveshtore dhe në stërvitje.”, ishin fjalët e Solarit për supertalentin Vinicius Junior.