Christian Eriksen është synimi kryesor i Real Madridit për verën e ardhshme, pasi Florentino Perez e konsideron Danezin si zëvëndësues perfekt të Luka Modric i cili në fillim të këtij sezoni nuk ishte në formën e tij më të mirë.
Por duket se ky interesim i klubit Madrilen ka zemëruar presidentin e Tottenhamit, Daniel Levy i cili nuk dëshiron që Real Madridi të interesohet për lojtarët e tij pasi do t’i bind ata që t’i marr në Spanjë. Krejt kjo situatë vjen pasi Madrilenët i blenë atij Luka Modric dhe Gareth Bale në të kaluarën dhe shfaqën interesim të vazhdueshëm për Harry Kane, të cilin Levy nuk e liroi aspak.
Levy i bën negociatat shumë të vështira kur Perez dëshiron një lojtarë të tij dhe kështu pritet t’ia bëjë edhe për mesfushorin Danez.