Isco nuk po kalon nëpër momentet më të mira tek Real Madridi dhe shumë klube të njohura tashmë kanë zgjuar interesimin e tyre për lojtarin Madrilen.
Sipas AS, favoriti kryesor për të nënshkruar me Iscon, nëse ky i fundit vendos të largohet është klubi anglez i Manchester Cityt. Trajneri i tyre Pep Guardiola është një admirues i madh i ish lojtarit të Malagas dhe duket se kampionat e Premier League janë favorit për të siguruar shërbimet e tij.
Raportet nga Anglia thonë se klubi me pronar Sheikët e famshëm janë të gatshëm të ofrojnë 86 milionë euro, edhe pse Madridi nuk dëshiron të dëgjojë për ndonjë ofertë më të vogël se 100 milionë euro.