James Rodriguez u kthye në aktivitet me Bayernin ndaj Hoffenheim. Kolumbiani ende nuk e di se cfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij pasi t’i skadojë huazimi nga Reali gjatë kësaj vere që vjen. Ndërsa babai adoptiv i Jamesit thotë se ai është rehat në Bayern dhe nuk ka dëgjuar asnjë ofertë por janë lajme thashetheme nga Anglia.
”Eshtë i qetë. Kam komunikim të vazhdueshëm me të, ndihet përsëri në nivel të mirë, fizikisht i fortë. Ai është i etur për të arritur suksese të reja.”, thotë Juan Carlos Restrepo, babai adoptiv i kolumbianit.
Sa i përket rikthimit të tij të mundshëm në Madrid ai shtoi: ”Real Madridi është një nga shtëpitë e tij të dashur. Brenda zemrës së tij, duke qenë një tifozë i Real Madridit, ai do të mendojë për mundësinë e rikthimit. Madridi është pronar i letrave të tij, mendoj se kthimi i tij do të jetë i mundur nëse ka shfaqje të mira”