Barcelona mbrëmë zyrtarizoi huazimin e Kevin Prince Boateng nga Sassuolo deri në fund të sezonit.
Pas lajmit se Blaugranët arritën transferimin e tij, shumë media janë tallur me lojtarin Ganez i cili në vitin 2017, saktësisht në muajin prill të atij viti, kishte thënë se që nga fëmijëria i pëlqen fanella e Realit dhe se në El Clasico përkrah më shumë Realin sesa Barcën.
Pas transferimit të tij, Boateng në fjalët e para si lojtar Blaugran ka thënë: ”Mos më pyesni për Real Madridin, është e kaluar. Dua të fokusohem vetëm tek Barcelona dhe shpresoj se do t’i shënoj atyre në El Clasicon e ardhshme në Bernabeu.”