Bernabeu është kthyer në lojë. Pas një statistike të dobët të tifozëve të pranishëm në ndeshjet e këtij sezoni, në ndeshjen e fundit ndaj Sevillas kemi parë një Madrid të ribashkuar me tifozët.
Tifozët Madrilen filluan të rikthehen në Bernabeu dhe në ndeshjen e fundit ishin 68.232 tifozët të pranishëm ku ndoqën nga afër ndeshjen më të mirë të ‘epokës Solari’ deri më tani.
Madridi luajti mirë dhe tifozët u përgjigjën duke mbështetur lojtarët deri në minutat e fundit tëndeshjes dhe brohoritën me duartrokitje performancën e lojtarëve.