Lojtarët Madrilen u larguan nga Bernabeu me një mesazh optimizmi, shprese dhe paralajmërimi. Dy golashënuesit Modric dhe Casemiro pas ndeshjes thanë se nuk duhet të mendohet për Barcelonën dhe La Ligan, por të mendojnë ndeshje pas ndeshje dhe të fitojnë tre pikët.
Pas një pjese të parë të sezonit me plot dështime dhe zhgënjime, lojtarët Madrilen kanë filluar të marin me kujdes ndeshje pas ndeshje. Kështu duket fillimi i pjesës sëdytë të sezonit dhe vecanarisht në dy ndeshjet e fundit. Përvec ndeshjes 3-0 ndaj Leganes në Copa, lojtarët Madrilen kanë fituar 6 pikë mjaftë të rëndësishme ndaj Betisit dhe Sevillas, me limitet e tyre dhe tashmë janë vendosur në vendin e 3’të të renditjes tabelare.
10 pikë prapa Barcelonës, cdo dështim tjetër do të ishte një debakël, por Madridi ka fituar dy ndeshje mjaft të rrezikshme ndaj Betisit dhe Sevillas. Dhe mbi të gjitha me plot 8 mungesa, të gjithë pothuajse startues në ekip.
Ndaj Betisit, ekipi i fitoi 3 pikë me një luftë të fortë në fushë, para se ndaj Sevillas të bënte një ndeshje të bukur futbolli. Lojtarët Madrilen, të vetëdijshëm për limitet e tyre kolektive dhe individuale, kanë një hartë të qartë rrugore për të arritur në fund të sezonit për të fituar së paku një titull. Shembulli që duhet të ndjekin lojtarët Madrilen është ndeshjet e fundit dhe arritja e 6 pikëve pavarësisht mungesës së shumtë të lojtarëve kryesorë.